Shtubina: Skënderbeu para Partizanit, mos e torturoni më Vllazninë!

0
SHPËRNDAJE

Ndriçim Shtubina, i ftuar nëë “Procesi Sportiv” ka dashur të sqarojë se çfarë ndodhi në momentin kur skuadra e tij braktisi fushën për disa minuta në ndeshjen ndaj Partizanit: “Thjesht donim t’i tregonim arbitrit se diçka nuk po shkon si duhet. Ishte një moment në gjaknxehtësi e sipër. Ne kemi problemet tona, po na dalin edhe këto të tjerat.Vërtet ishte e padurueshme. Nuk kishte urdhër për të lënë fushën. Ishte vetëm një tërheqje momentale për të diskutuar mes nesh”. Më tej, kapiteni shkodran ka hyrë në detaje për të treguar se çfarë ndodhi në ato çaste: “Komunikova me trajnerin dhe thjesht u mblodhëm afër tij për të pasur një bisedë me njëri-tjetrin për situatën e krijuar. Si përfundim, të shtyrë edhe nga drejtori Grima, u kthyem në fushë”. Për kartonin e kuq të marrë nga Arbri ka zbulluar: “E pyeta gjyqtarin përse e nxorri të verdhin, ai më tha se e dha për protestë. Por unë fola me Arbrin dhe ai u shpreh se nuk i kishte thënë asgjë gjyqtarit”

shtupSulmuesi e pranon se ka një farë tensioni në radhët e Vllaznisë: “Ne jemi të nervozuar, sepse zien i gjithë qyteti. Sportdashësit shohin që skuadra nuk është mirë dhe prandaj janë të mërzitur. Prandaj kam një thirrje që tani e prapa, ato që meritojmë në fushë, të mos na e mohojnë. Të mos ketë më gjëra të atilla, si në ndeshjet e fundit”. Ndërsa, sa i takon asaj që parashikon të ndodhë në luftën për titull, Shtubina ka deklaruar: “Skënderbeu është kampion pa diksutim. Nëse s’do ishte Europa Leaugue e fitonin që në janar. Kam luajtur edhe kundra Partizanit, kanë skuadër të mirë, kanë marrë shumë lojtarë, por i duhet kohë që të merren vesh me njëri-tjetrin si Skënderbeu që kanë 5 vite bashkë. Ndërkohë që Tirana ka ekip të mirë, por mendimi im është që nuk është për titull kampion. Sa i takon Vllazninsë, në Shkodër krenohen me dy gjëra, Marinën dhe Vllazninë, për momentin ka ngel veç Marina, shpresojmë që të vij edhe të bëhet më e bukur edhe Vllaznia”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.