Shtubina: Vllaznisë i duhen burra! Ish-ët: Po hedh poshtë shokët, trajnerin dy muaj ka që e njeh

2
SHPËRNDAJE
Loading...

11655555_10205816002771834_849637516_n
Mesazhi i futbollistit Shtubina

Pas publikimit eskluziv të “Minuta90” lidhur me faktin e gjobave për pije freskuese (me gaz) dhe përplasjeve të tjera në kampin shkodran, ka reaguar përmes sms-ve në adresën tonë mesfushori Ndriçim Shtubina. Ai është dakord me çfarë është shkruajtur, e pranon se janë të gjithë të vërteta, por në të njejtën kohë ka disa shigjeta ndaj ish-shokëve të skuadrës.

vllaznia-pas-ndeshjes-me-Partizanin

Duhet të sqarojmë se “Minuta90” nuk ka asnjë dashakeqësi ndaj klubit Vllaznia, trajnerit Zmijani, lojtarëve aktualë apo atyre të larguar nga ekipi. Ne kërkojmë të pasqyrojmë vetëm të vërtetën dhe jemi të hapur ndaj të gjithë palëve për të dhënë prononcimin e tyre.

Shtubina tregohet mjaft i egër me ish-shokët e tij, madje ai në një fjali thotë: “Vllaznisë i duhen burra.” Një akuzë disi e rëndë, por që më mirë se njëri-tjetrin, askush s’mund t’i dijë problemet mes tyre.

“Ky lajmi për pijet është shumë i saktë. Por lojtarët e larguar nga Vllaznia kanë ikur me dëshirën e tyre, sepse nuk e durojnë disiplinën. Vllaznisë i duhen burra,”- shprehet Shtubina.

Në fakt duket pak e dyshimtë edhe kjo deklaratë, pasi trajneri Zmijani ka deklaruar në media se disa lojtarë të larguar nuk ishin në planet e tij.

FUTBOLL VLLAZNIA KASTRIOTI - Lojtaret e Vllaznise, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Vllaznia-Kastrioti i Krujes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin "Loro Borici" ne qytetin e Shkodres.

Reagojnë ish-ët

“Po hedh poshtë shokët e vjetër, trajnerin ka dy muaj që e njeh”

Disa lojtarë që janë larguar nga Vllaznia, pasi janë njohur me prononcimin e ish-shokut të skuadrës janë shprehur për “Minuta90” në këtë mënyrë:

“Shtubina po del kundër shokëve që ka 10 vite që i njeh, për trajnerin Zmijani që s’ka më shumë se 2 muaj njohje. Është një hap i gabuar i tij. Ne do të flasim kur të jetë momenti për të gjitha, pasi kemi edhe prova për gjithçka,” – shprehen futbollistët tashmë të larguar nga Vllaznia, por që për momentin nuk preferojnë të bëhen publikë dhe sajti ynë është i detyruar t’u ruaj privatësinë.

Historia e kaluar (Lexo)

http://minuta90.com/eksluzive-vllaznia-gjoba-per-fanta-e-pepsi-ja-si-nisen-konfliktet/

2 KOMENTET

  1. Po per privatesine e Shtubines nuk po ju plas hiç. Ju ka nis nje SMS e jo mesazh publik, legena…

    • Ti nuk je shkodran sipas emrit qe po perdor ketu. Shtubina eshte bere me dije qe mesazhi do behet publik, mendojme se ai ndaj na ka kontaktuar se ka dashur te flas dhe pergjigjet.
      Fakti qe Shtubina ka pranuar se eshte e vertete ajo qe kemi shkruajtur termi qe ti perdor i takon dikujt tjeter, mbase atij qe e perdor.

Comments are closed.