Shtyhen hetimet për Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / U mblodh sot Komisioni i Etikës pranë FSHF-së, për të marrë në shqyrtim çështjen “Skënderbeu”, referuar vendimeve të mëparshme të organeve juridike të UEFA-s dhe CAS-it në Lozanë. Institucionet e mësipërme e dënuan skuadrën korçare me mosmarrje pjesë në Kupat e Europës sezonin që sapo u mbyll, ndërkohë që nënvizuan shumë ndeshje të manipuluara (trukuara) nga kuqebardhët. Së këndejmi duhet të veprojë edhe FSHF-ja, përmes organit përkatës në fjalë, nëse do të marrë masa të tjera ndaj korçarëve, apo jo. Një “patate e nxehtë” në duart e Etikës, që ka kërkuar ende kohë për ta thënë fjalën e fundit. Ja njoftimi i federatës për këtë: “Sot është mbledhur në FSHF Komisioni i Etikës, i cili ka administruar provat dhe ka diskutuar për çështjen në tërësi, atë të dosjes “Skënderbeu”. Hetimi për këtë çështje vijon dhe data e mbledhjes së radhës është vendosur më 8 qershor”.

Më herët, po gjatë ditës së sotme, presidenti Armand Duka tha lidhur me këtë çështje delikate: “Skënderbeu është analizuar dhe penalizuar për mosmarrje në Kupat e Europës për edicionin që ne mbyllëm. Skënderbeu u ankua në CAS. Në atë kohë kam thënë se duhet të presim vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lozanës për të vendosur. Dënimi i parë nuk është si çështje disiplinore. Vendimi i CAS-it nuk është për herë të parë. Gjitha bota e futbollit merr raporte, të cilat lindin nga monitorimet e tregut të basteve, që do të thotë se përqindja më e madhe, që është e sukseshme, atëherë kjo ndeshje konsiderohet e manipiluar. Përderisa CAS-i e pranoi këtë raport, këto do të konsiderohen prova. Komisioni i Etikës po e heton dhe e analizon në frymën e CAS-it. Bëhet fjalë për kampionatet e shkuara. UEFA nuk ka filluar deri sot një çështje disiplinore për Skënderbeun. I ka të gjitha të drejtat ta fillojë, por nuk e di nëse do ta bëjë këtë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.