Shtylla dhe tension, në fund Flamurtari dhe Laçi ndajnë pikët

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari dhe Laçi kanë ndarë sot pikët në një ndeshje që ka parë tension, por edhe frikë për të mos u mundur.

Pjesa e parë ka qenë më e luftuar dhe ka pasur raste shënimi, ndërsa në të dytën, skuadrat janë përgjumur në pritje të vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit Juxhin Xhaja që i mban të dyja në lojën për mbijetesën.

Vlonjatët kanë një ndeshje me Korabin ku tre pikët janë thuajse të sigurta, ndërsa kurbinasit presin Teutën në një sfidë për “jetë a vdekje” në javën e fundit. /minuta90.com/

Flamurtari-Laçi 0-0

Gola: S’ka

Flamurtari (4-3-3): Halili, Jakovljeviç, Leal, Veliu, Mersini, Shkodra (Hyseni 69’), Telushi, Neziraj, Radoviç (Shehaj 60’), Fazliu (Rniç 62’), Busiç (në dispozicion: Qirko, Kuqi, Dushku, Lynneeker) Tr: Shpëtim Duro

Laçi (4-4-2): Selmani, Lulaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Musaj, Jonuzi (Shala 59’), Vucaj (Lushkja 27’), Nika, Serginho, Mensah (Fangaj 85’) Tr: Stavri Nica

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja

Kartonë të verdhë: Telushi 45’ / Nika 45’, Sefgjini 45’+1, Selmani 84’

Kartonë të kuq: Jakovljeviç 88’ / Lulaj 88’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.