Shtyllat u mohojnë golat, Kukësi ndalet nga Laçi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukësi bie ndaj Laçit dhe i jep mundësi Skënderbeut të vendit të dytë ta ngushtojë distancën në vetëm dy pikë.

Takimi i javës së 22-të përfundoi pa gola, me të zotët e shtëpisë që luajtën më mirë në pjesën e parë dhe goditën traversën me Mensah, kurse verilindorët u zgjuan pas pushimit dhe shtylla i mohoi golin sulmuesit Pejiç.

Takimi fillon me një rast të Pejiç, ku që në të 4-tën tenton me një goditje të rrezikshme brenda zonës, por topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën.

Pas 3 minutash, Musaj kroson në zonë nga e djathta për Mensah dhe ky i fundit me tenton menjëherë një goditje të fortë diagonale duke tronditur traversën e portës së portierit Koliçi.

Kukësi fillon të hidhet në sulm, por i mungon qartësia e duhur kur i afrohet zonës kundërshtare, teksa lë hapësira në mbrojtje, ku në të 32-tën, Nika tenton me një goditje të rrezikshme nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë shumë pranë shtyllës.

Pa u mbushur as 60 sekonda nga ky rast, Vucaj merr një krosim diagonal mjaft të bukur nga Serginho dhe tenton një roveshatë spektakolare brenda zonës, por topi shkon jashtë.

Në të 35-tën, Dvornekoviç tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por kontrollon pa problem Selmani.

Pjesa e parë nuk prodhon më raste dhe mbyllet këtu, ndërsa e dyta nis me Kukësin që kryen zëvendësimin e parë, teksa largohet Besar Musolli, dhe në fushë Edon Hasani.

Rasti i parë i pjesës së dytë vjen në të 53-tën, kur Dvornekoviç gjen hapësirë dhe tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

Pas një minute, Mensah bën një aksion fantastik nga e majta dhe futet në qendër nga ku godet drejt portës rrezikshëm, por topi shkon jashtë shumë pranë shtyllës.

Të dy trajnerët si Bledar Sinella, ashtu edhe Ernest Gjoka, bëjnë zëvëndësimet e tyre, teksa në lojë aktivizohen Alush Kanapari dhe Alked Çelhaka për Laçin, ndërsa për Kukësin Kushtrim Lushtaku dhe Sindri Guri.

Kur po kronometrohej e 65-ta, Pejiç krijon një aksion fantastik dhe pasi futet në zonë pason për sulmuesin Emini që ka hapësirë të godasë drejt portës, por tentativa e këtij të fundit bllokohet nga mbrojtësi Arbër Shala i cili e dërgon topin në goditje këndi.

Pas dy minutash, Emini tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por topi devijohet mrekullisht nga portieri Selmani.

Kukësi vijon sulmet e njëpasnjëshme, teksa në të 69-tën, Lena tenton me një goditje të fortë nga hyrja e zonës, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 71-të, Erjon Vucaj tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

Ndërkaq, Pejiç tenton me një goditje me kokë brenda zonës në minutën e 81-të, por topi ndalet nga shtylla.

Deri në fund, ndeshja nuk ka më histori dhe, mbyllet në barazim pa gola ndeshja e shumëpritur mes Laçit dhe Kukësit.

Tashmë, Kukësi mbetet i pathyer në 22 javë, kurse me pikën e marrë Laçi ngjitet i teti duke zbritur Flamurtarin në pozitën e parafundit.

Javën e ardhshme, Laçi luan në transfertë ndaj Luftëtarit, teksa një pikë do të quhej pozitive, ndërsa Kukësi pret në shtëpi një rival direkt si Partizani, ku duhen medoemos 3 pikët. /minuta90.com/

Laçi-Kukësi 0-0

Gola: S’ka

Laçi (4-4-1-1): Selmani, Musaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Nika, Jonuzi, Lushkja (Çelhaka 85’), Mensah, Vucaj, Serginho (Kanapari 62’) (në dispozicion: Mehidri, Lulaj, Fangaj, Alechenwu, Bardhi) Tr: Bledar Sinella

Kukësi (4-4-2): Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Dvornekoviç (Lushtaku 58’), Lena, Musolli (Hasani 48’), Carioca, Emini (Guri 81’), Pejiç (në dispozicion: Koçi, Memini, Imami, Cale) Tr: Ernest Gjoka

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Vucaj 40’, Qaqi 45’+1, Jonuzi 76’ / Rrumbullaku 10′, Alla 45’+2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.