Shtypi spanjoll vlerësim De Biasit: Po bën histori me Shqipërinë

1
SHPËRNDAJE

Shtypi spanjoll i ka kushtuar një vëmendje të veçantë trajnerit shqiptaro-italian Giovanni De Diasi me anë të një shkrimi nga Javier Minguez i të përditshmes sportive “El Desmarque”.

“Ish trajneri i ekipit spanjoll Levante, Gianni De Biasi po bën histori me Shqipërinë. Ekipi kombëtar shqiptar po ecën drejt Euro 2016 por ka arritur edhe vendin e 22-të në renditjen botërore të FIFA-s, pozicion ky që bie në sy, sidomos kur lë prapa ekipe kaq të forta si Franca.

De Biasi mori Shqipërinë në vitin 2011 dhe që atëherë po i udhëheq kuqezinjtë me mjaft sukses. Pak muaj më parë habiti të gjithë duke mundur Portugalinë e Ronaldos 0-1 e gjithashtu siguroi tre pikët ndaj Serbisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, mundin edhe Francën 1-0 duke i parakaluar edhe në renditjen e gushtit.

Puna e italianit bashkë me grupin e mirë po i japin Shqipërisë mundësinë e një kualifikimi në Europian. Shanset i kanë teksa janë në garë të fortë me Portugalinë dhe Danimarkën e madje kanë një ndeshje më pak se kundërshtarët. Me 4 shtator luhet ndaj danezëve ku mund të bëjnë hapin e madh për në stadin tjetër ndonëse edhe po dolën të tretët kanë akoma shpresë të arrijnë kualifikimin,” – përfundon “El Desmarque”.

 

 

1 KOMENT

  1. Ketu s’ka asgje per tu tallur apo kortezi. Thjeshtë paraqet realitetin meqë De Biazi ka qenë tranjer i Levantes. Shqipëria ka siguruar play-off dhe ka paraqitje të mirë dhe në 2 miqësoret me skuadra ish kampione bote.

Comments are closed.