Shuhet ëndrra e madhe e kuqezinjve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

DIonis Avdijaj me shenjën e shqiponjës
DIonis Avdijaj me shenjën e shqiponjës

Ajo që pritej prej kohësh nga tifozët e Kombëtares së Shqipërisë mesa duket nuk do të realizohet kurrë teksa Donis Avdijaj nuk ka duruar më duke i thënë po Kosovës, të paktën sipas mediave shqiptare të përtej kufirit.

Madje Supersport Kosova shkon edhe më tej duke thënë se talenti i Schalke 04 do ti bashkohet ekipit të Bunjakit në grumbullim në Turqi edhe pse nuk do të jetë i gatshëm për verdhekaltrit deri vitin tjetër për shkak dokumentacioni.

Avdijaj me kohë është vënë në dukje te klubi gjerman teksa ju vu një klauzolë e madhe për moshën e tij ndërsa më pas bëri figurë të mirë edhe gjatë huazimit në Austri derisa dëmtimet nisën ti ngadalësojnë karrierën por edhe frenuan De Biasin për ti besuar fanellën kuqezi megjithë dëshirën e shprehur haptazi të lojtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.