Shulku: Cjapi? S’e pashë ndeshjen, do e vlerësojnë Komisionet

0
SHPËRNDAJE

shulkSekretari i FSHF, Ilir Shulka ka reaguar, pas kontestimeve të ardhura mbi gjykimin nga ana e Vllaznisë, për ndeshjen e së dielës ndaj Partizanit. “Kontestime ka pasur, ka dhe do të ketë për gjyqtarët. E rëndësishme që këto gabime të jenë të paqëllimëshme dhe të mos ndikojnë në rezultat. Gjithsesi është fakt se vitet e fundit ka pasur një përmirësim të gjykimeve, pastaj tek-tuk ndodhin edhe kontestime”. I pyetur konkretisht për gjyqtarin fierak Cjapi, Shulku është mjaftuar të thotë: “Cjapi? Realisht nuk e kam shikuar ndeshjen dhe nuk di çfarë të them. Në rast se ka gabur, Komisioni përkratës për Abitrat do të marrë masat e duhura”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.