Shulku paralajmëron tifozët

0
SHPËRNDAJE

4e2c2627-41a1-4346-b3a8-41a7f599eb10_16x9_788x442Përballja me Izraelin mund të sjellë edhe reagime pro-Palestineze ndër tifozët që priten të mbështesin nga afër Kombëtaren tonë në sfidën e radhës. Për të shmangur ndonjë parullë me përmbajtje politike, raciste apo fetare të dënueshme nga UEFA e FIFA  (që me siguri do të sillte një ndëshkim shembullor për ne, ka ndërhyrë menjëhere Ilir Shulku që përmes zyrës së FSHF-së ka paralajmëruar kësisoj:

“Kemi kontaktuar me grupet e tifozerive, i kemi kërkuar të jenë të kujdeshëm në hedhjen e parullave dhe flakadanëve, fishekzjarreve. Mendoj që kemi arritur gjuhën e përbashkët ku na kanë mirëkuptuar. Lekët e gjobave që marrim për gjeste antisportive mund të përdoreshin për të ndërtuar fusha apo për zhvillimin e futbollit,” – tha Shulku për News24.

“Nëse ndodhin gjeste të padenja, do të ketë edhe masa penale. E them me bindje që njerëz që do të shpalosin banderola politike do të arrestohen në vend dhe masat nuk do të jenë sportive por penale.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.