Shuma marramendëse, Tirana me buxhet për titull

0
SHPËRNDAJE

14939971_1778769285712519_2448282842676241822_oTirana është klubi më i titulluar në vend, ndaj edhe vetë emri i këtij klubi bën që lojtarët të kenë edhe kërkesë ekonomikë në momentin që firmosin dhe rezulton se është një ndër ekipet më të mirëpaguara në Kategorinë Superiore.

Vetëm për pagat e lojtarëve në muaj e lojtarëve kapin shifrën e 70 milionë lekëve të vjetra në muaj, një shifër goxha e lartë. Lojtari më i paguar është mesfushori Erjon Vucaj i afruar në verën e vitit 2015-të pasi mbylli kontratën me Flamurtarin.

Shkodrani i mesfushës merr afro 6 mijë euro në muaj. Paga të larta kanë gjithashtu edhe kapiteni Karabeci, Gilman Lika dhe Ilion Lika.

Nga lojtarët e huaj që Tirana ka marrë në merkaton e verës, ata që i kushtojnë më shumë klubit janë Ifeanyi Edeh dhe Romuald Ntsitsigui. /minuta90.com/

                                         Ntsitsigui– 4500 dollarë
                                        Edeh– 4000 euro
                                      Ndockyt– 3000 dollarë
                                     Nkounkou– 3000 dollarë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.