Si i ndaloi Kroacia huliganët që do i prishnin festën?

0
SHPËRNDAJE

croatia-fans-2-650x358
Huliganët kroatë kishin bërë plane të shkaktonin trazira në ndeshjen kund♪7r Spanjës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Blaise Orepic në një intervistë për N1 ka pranuar se ka pasur përpjekje të tifozëve për të shpërthyer turmën, por reagimin i policës ka qenë i shpejtë.

Tifozët huliganë kroatë në ndeshjen me Çekinë hodhën në fushë disa fishekëzjarre për të ndërprerë ndeshjen për disa minuta, dhe patën paralajmëruar një gjë të tillë edhe ndaj Spanjës, si shenj pakënaqësie me Federatën e Futbollit të Kroacisë.

“Ne kemi bërë një ndërhyrje, por çdo gjë shkoi në rregull. Unë vlerësojë njerëzit e Ministrisë së Brendshme për punën e madhe që kanë bërë. Nuk kishte ndonjë problem për të veçuar në ndonjë pjesë të stadiumit, por kishte diçka në intervale, dhe falë Zotit, çdo gjë shkoi mirë. Kishte përpjekje për ta thyer murin”, deklaroi Orepic.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.