Si i thonë Shpëtimit italisht?!

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Gaz Demi, presidenti i Partizanit, ka parë një herë nga Juliano dhe ka menduar: simpatik po, fitues jo. Më pas pa nga Shpëtim Duro dhe ka menduar: me këtë ndoshta kam gabuar. Si njeri me sedër që është, në publik, nuk do e pranojë asnjëherë, por qartazi në mendimet e tij ka diçka të vërtetë. Partizani i Moxhit u mund nga Flamurtari i Duros. Dhe të mendosh që më të mirët e Partizanit të Moxhit janë ende ata të Duros kur drejtonte Partizanin. Apeli është i qartë. Partizani nëse do t’i kishte besuar Duros do kisha rritur patjetër shumëçka më shumë se Partizani i sotëm, një Partizan që nënvlerësoi veten dhe kampionatin, pa emra, pa cilësi, pa lojë dhe rrjedhimisht pa asnjë rezultat konkret që të bën të besosh për titullin.

Ndërkohë, Flamurtari për të cilin Duro ka shpenzuar 3 herë më pak se sa Moxhi, ka 4 pikë më shumë, madje në mënyrë ironike e mundi Partizanin e krijuar me shumë bujë por me aspak finesë.

Projekti Moxhi kësisoj është i destinuar të dështojë, por sigurisht që kokëfortësia do vazhdojë të prodhojë dhe për ca kohë në mos rezultate negative një lojë apatike. Ky projekt është trumbetuar si ai që do bënte lidhjen e Partizanit me perëndimit, por nëse rrezikon madje kupat e Europës, si mund të bëhesh një klub i madh evropian?

Duro ishte sot aty në “Selman Stërmasi” për të mos fituar vetëm një ndeshje futbolli, por për të konfirmuar kapitullimin e asaj që u konsiderua lëvizja më e madhe që një klub shqiptar ndonjëherë do kishte bërë.

Në të tillë raste ka dhe një pyetje: si i thonë shpëtimit italisht?! Shpëtimi nuk do kishte kërkuar as 8 e as 10 mijë euro. Për Partizanin do kishte trajnuar dhe në kushte modeste. Për fat të Flamurtarit. Me Duron mund të shkojë në kupat e Europës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU