Si ndryshon Milani me Balotellin në sulm (Foto)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Afrimi i Mario Balotellit te Milani ka pasur shumë pro dhe kundër të tifozëve dhe opinionistëve sportive. Talenti i sulmuesit Italian nuk diskutohet dhe nëse Mihajlovic do të dijë ta shfrytëzojë siç duhet atëherë mund të shndërrohet në një plus të madh për kuqezinjtë. Mario mund të jetë shumë i dobishëm pasi është në gjendje të luajë si pykë por edhe si sulmues i dytë duke u përshtatur si me Baccan ashtu edhe Luiz Adrianon. Mundësia e parë dhe kryesore do të ishte ajo e Balotellit në krah të Baccas por duke lënë në stol Luiz Adrianon:

balo1

Mundësia e dytë por më e rrezikshme për ekuilibrat taktikë të Milanit do të ishte ajo me të tre sulmuesit në fushë:

balo2

Mihajlovic mund ta provojë këtë mundësi duke qenë se edhe te Sampdoria ka aktivizuar disa herë njëkohësisht Eto’o, Okaka dhe Muriel.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.