S’i pagoi borxhin Pejicit, FIFA presion Tiranes

0
SHPËRNDAJE
Loading...

received_10154048139879112

Andi TANKU

 

Klubi bardheblu nuk e ka shlyer ende borxhin ndaj ish-sulmuesit, ndërsa FIFA, pasi konfirmon nga lojtari se nuk është paguar ende paralajmëron për herë të fundit 24 herë kampionët e vendit

Shuma e madhe e borxheve që Tirana mbart kundrejt ish-lojtarëve tashmë kthehet në çështje serioze për klubin kryeqytetas, pasi rrezikon një gjobë të majme nga ana e FIFA-s.

Bëhet fjalë për çështjen “Pero Pejiç” dhe për detyrimet financiare të pashlyera nga bardheblutë kundrejt 32-vjeçarit.

Tirana i detyrohet sulmuesit kroat 33 mijë euro nga koha ku ai aktivizohej me 24 herë kampionët e vendit në sezonin 2010-2011. Sipas asaj që mësohet, klubi bardheblu duhet të shlyente kroatin më 24 shkurt 2015, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Pejiç ka fituar gjyqin me Tiranën në Dhomën e Zgjidhjeve të Konflikteve në FIFA, me vendim të datës 10 shkurt 2015. Qeveria e futbollit botëror është interesuar vazhdimisht për çështjen mes sulmuesit kroat dhe klubit bardheblu, duke dërguar kërkesa mbi evidencat bankare për të vërtetuar shlyerjen e borxhit kundrejt 32-vjeçarit.

Por së fundmi ka marrë sërish një përgjigje negative nga ana e përfaqësuesit ligjor të futbollistit, duke konfirmuar se në llogarinë bankare të kroatit nuk është derdhur ende shuma prej 33 mijë eurosh.

“Sport Ekspres” ka arritur të sigurojë kopjet e korrespondencave të fundit të UEFA-s të datës 24 korrik 2015, drejtuar përfaqësuesit ligjor të Pero Pejiçit dhe përgjigjen negative të këtij të fundit se klubi kryeqytetas nuk i ka përmbushur detyrimet financiare kundrejt lojtarit.received_10154048139984112

Në këto kushte, FIFA përmes një shkrese zyrtare dërguar me faks dy palëve në konflikt ka konfirmuar se në rast se Tirana nuk do të sigurojë dëshmi të pagesës brenda afatit të sipërpërmendur, dosja për këtë çështje do t’i kalojë në shqyrtim Komisionit të Disiplinës pranë organit më të lartë vendor të futbollit botëror.

Përmes kësaj shkrese zyrtare, FIFA i kërkon KF Tiranës të sigurojë një kopje të faturës së pagesës së shumës përkatëse brenda datës 24 korrik 2015.

Gjithashtu, zyrtarët e FIFA-s sigurojnë sulmuesin Pero Pejiç se për këtë çështje ka mbështetjen e institucionit ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe se presin që kroati t’i vendosë në korrent mbi pagesat e mundshme drejt llogarisë së tij bankare nga ana e klubit bardheblu.

Por duket se vonesat e shumta dhe paralajmërimet që Tirana ka marrë nga FIFA për këtë çështje do të sjellin një penalitet të rëndë për klubin kryeqytetas, pasi sipas asaj që shihet edhe përmes korrespondencave të mëposhtme, ka kapërcyer çdo afat brenda të cilit duhet të shlyente ish-sulmuesin e saj.

Disa javë më parë, “Sport Ekspres” paralajmëroi se Tirana rrezikonte penalitet financiar, por edhe licencimin për sezonin e ri për shkak të borxheve ndaj ish-lojtarëve dhe se pranë FSHF-së, FIFA kishte kërkuar informacione për shlyerjet ose jo të këtyre detyrimeve nga ana e klubit bardheblu.

Tashmë vjen edhe rreziku i parë për kryeqytetasit, të cilët duhet të paguajnë Pero Pejiçin, pasi për këtë çështje ka marrë paralajmërimin e fundit nga FIFA.

33 MIJË

Euro i detyrohet Tirana, sulmuesit Pero Pejiç, i cili është aktivizuar me bardheblutë në sezonin 2010-2011.

BURIMi: SPORT EKSPRES

received_10154048140054112

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.