Si protestuan futbollistët grek për emigrantët(video)

0
SHPËRNDAJE

ael-larissa-acharnaikos-sit-down-protest_3407718

Dje gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për Kategorinë e Dytë ne Greqi mes skuadrave të AEL Larissa dhe Acharnaikos ka ndodhur një protestë e pazakontë.

Sapo arbitri ka vërshëllyer për nisjen e ndeshjes futbollistët  e të dy skuadrave nuk kanë vazhduar lojën,  por janë ulur në fushë duke e lënë edhe topin në shenjë proteste.

Por ajo që e bëntë edhe më interesante ishte fakti se protesta e tyre nuk kishte aspak lidhje me futbollin , por me valën e migrimeve drejt BE-së.

Protesta e futbollistëve grek ishte kundra politikave që ka ndjekur shteti grek dhe turk për këtë valë të migrimeve nga vendet afrikane dhe aziatike në luftë ose je drejt Evropës.

Po ashtu protesta ishte edhe kundra politikave që po ndjek edhe vet BE për këtë situatë të krijuar dhe që Greqia po e vuan edhe më tepër.

Në momentin e parë tifozët nuk kanë kuptuar asgjë , por më pas kanë nisur të duartrokasin ndërsa futbollistët janë ngritur dhe kanë vazhduar sfidën e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.