Sikur Cungu të fitonte titullin?

0
SHPËRNDAJE
loading...

Skuadra e Vllaznisë po tregon progres në këtë fundkampionati. Padyshim meritën e ka trajneri Armando Cungu dhe lojtarët e tij, por ajo që nuk duket bukur në ambjentin shkodran është euforia pas barazimeve! Imagjinoni të fitonte në Kukës apo ndaj Partizanit? Imagjinoni nese trajneri Cungu fitonte kampionatin?

Prandaj shkodranët duhet të qëndrojnë më këmbë në tokë. Fundja kanë bërë vetëm detyrën dhe nuk janë aspak një ekip inferior që të gëzojnë si të cmendur pas një barazimi. Por mbase ky gëzim vjen nga ngrohja e xhepave nga premiot e skuadrave të tjera. Bukur, shumë bukur, por do të ishte më bukur nëse Vllaznia do të luante për veten e saj, por ne ditët e sotme të klanëve edhe intrigave as një bukuri e futbollit shqiptar si Vllaznia s’mund të shpëtoj pa u përlyer në premio e prapaskena.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.