Sikur futbollin të luhej me fanela

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Lajmi i qarkulluar dje për fanelën e kombëtares, e cila është një nga më të shtrenjtat në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Francë qëndron. Por sigurisht nuk ka lidhje me cilësin e ekipeve në fushën e blertë. Nëse futbolli do të luhej me fanela ateherë kampionët do të ishin përcaktuar që në start.

Fanellat e Kombëtares në "Euro 2016"
Fanellat e Kombëtares në “Euro 2016”

Tashmë është bërë e modës me modele të ndryshme, efekte në fanel, cilësi dhe shumë gjëra të tjera, por sigurisht nëse kthehemi pak në kohë do të kujtojmë kur “luhej futbolli i vërtetë” nuk kishte as këpucë me dedikime, fanela me cilësi të ndryshme, por me gjëra të thjeshta futbolli ka qenë më i bukur. Gjithsesi firma Macron është një nga më seriozet dhe normalisht edhe uniforma është një shenjë serioziteti për një skuadër futbolli, por sigurisht nuk është themelore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.