Sikur ta shikonte FIFA?!

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Arbitri Andi Koci, përpara pak ditësh mori stemën e FIFA-s. Ashtu si për të falenderuar të gjithë ata që e bënë të mundur marrjen e kësaj steme, në shenjë mirënjohje ky arbitër bëri një gafë të paparë në Pogradec, teksa vendësit përballeshin me Apoloninë e Fierit.koci

Njëri nga futbollistët e Apolonisë u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, por e vecanta ishte se sërish Apolonia mbeti me 11-të lojtarë! Te jetë kjo vallë magjia e stemës së FIFA-s?

Në Kategorinë e Parë ka dy llojë gjyqtarësh. “Rraca” e parë është e djemve të rinjë, të cilët të ndodhur në pozita e papunësisë në fusha të tjera, zgjedhin arbitrimin si dëshira e fundit dhe si pasojë bëjnë skandale të ndryshme gjatë arbitrimit. Ndërkohë që ka edhe arbitra të tjerë të dorës së Kocit, të cilët të përkëdhelur arrijnë gjithcka me djersën…e ballit dhe më pas e katranosin në mënyra të tilla.

A mund të flasim për gabime njerëzore kur arbitrat marrin të tilla vendime? Është absurde që disa njerëz që vijnë të bëjnë punën e  tyre, hiqen si pronarë të një ndeshje pa treguar respekt për shikuesin si në stadium, por edhe nga televizionet. Duhet falenderuar TVSH, për transparencën që i bënë këtij kampionati, pasi mund ta imagjinoni vetë cfarë mund të ndodh apo cfarë ka ndodhur në ndeshje të tjera ku monitorimi nuk ekziston. Më pas cuditemi, përse ndodhin akte dhune ndaj arbitrave. Si fillim ata duhet të shikojnë veten në pasqyrë dhe të jenë më të ndërgjegjshëm në vendimarrjet e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.