Silvio Berlusconi: Ose vijnë paràtë, ose do të mbaj Milan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Berluskonit i soset durimi.

MILAN / “Ose vijnë paràtë, ose do të mbaj Milan”. Silvio Berlusconi, gjatë kësaj jave ka qëndruar në Arcore dhe për të ndjekur çështjen Mediaset-Vivendi, por mbi të gjitha për shitjen e klubit kuqezi. Pronari i Milan nuk e ka fshehur shqetësimin e tij te njerëzit më të afërt. Ky problem vjen nga fakti që shoqëria që do të marrë Milan ka kërkuar një muaj shtesë afat për kryerjen e pagesës përfundimtare prej 400 milionë eurosh.

Brenda ditës së premte, Berlusconi do të vendosë nëse do të pranojë shtyrjen e mëtejshme, si ka ndodhur në dhjetor, por ku faktikisht kinezët kanë paguar 300 milionë euro kapar, rreth 40% të shumës totale prej rreth 700 milionë euro për të cilën do të bëhet blerja e Milan. “Berlusconi është i shqetësuar dhe po mendon seriozisht të mos pranojë shtyrjen e afatit dhe logjikisht nisjen e një beteje ligjore.” – thonë burime nga vila Arcore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.