Simeone shpallet trajneri më i mirë për klube

0
SHPËRNDAJE


Diego Simeone është përzgjedhur si trajneri më i mirë në botë për klubet nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll. Tekniku i Atletico Madrid edhe pse nuk fitoi asnjë trofe gjatë 2016, duke shkuar deri në finalen e Champions League, ia doli të mundë Zinedine Zidane me vetëm 5 pikë diferencë.

Vendimi u mor nga një grup prej 56 ekspertësh, të cilët vlerësuan më shumë Simenone se sa Zidane, i cili fitoi me Real Madrid, Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve. Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll vendosi që trajneri më i mirë i përfaqësueseve për 2016 është Fernando Santos. Ai shpalli Portugalinë kampione të Europës.

Diferenca e tij me ndjekësit është e madhe. Santos grumbulloi 199 pikë, 128 më shumë se vendi i dytë Lars Lagerback. Surprizë mes trajnerëve të vitit është Pitso Mosimane, i cili drejton kampionët e Afrikës, Mamelodi Sundoëns.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.