Simeone zgjat kontratën, vetëm Arsen Vengeri më gjatë se ai në një skuadër

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ENTRENAMIENTO DEL ATLETICO EN MAJADAHONDA

La Liga/ Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Simeone, nënshrkoi një kontratë të re dyvjeçare, kështu që ai do të qëndrojë në stolin e drejtimit të këtij ekipi deri në vitin 2020. “El Colo”, tanimë, ka filluar sezonin e shtatë, si drejtues i “jorganxhinjve”, duke qenë kështu një nga trajnerët që drejton më gjatë një ekip në pesë top ligat evropiane, ndërkohë që vetëm Arsen Vengeri është trajneri që drejton një ekip më shumë se Simeone.

“Do të qëndroj në këtë klub, duke qenë se unë konsideroj se ai ka një të ardhme mjaft të mirë, një të ardhme qe ne do ta krijojmë së bashku. Do të vazhdoj të punoj me ngulm, bashkë me lojtarë te mi që ne të arrijmë shumë dhe t’i gëzojmë më shumë tifozët”, deklaroi Simeone mbas nënshkrimit të kontratës së re.

Ky trajner argjentinas ka ardhur tek Atletiko e Madridit, në dhjetor 2011, dhe, që atëkohë, ai ka fituar një Ligë të Evropës, një Superkupë evropiane, një Kupë të Spanjës, një Superkupë spanjolle dhe një titull aq të lakmuar të kampionatit spanjoll. Në 321 ndeshje, Atletiko me Simeonen në krye ka arritur 200 fitore, 67 barazime dhe ka pësuar 54 humbje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU