Simoni prezanton Manajn: I përngjan Vierit. E kërkoi Juve dhe Lazio

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Legjionarët/ Rei Manaj ka kompletuar transferimin e tij në Serie A tek Inter. Sulmuesi lushnjar tashmë është zyrtarisht pjesë e ekipit zikaltër. Një e ardhme e ndritur tashmë për talentin e kombëtares kuqezi, që e sheh veten në majat e futbollit. Për Manajn ka folur edhe ish lojtari i Interit, Gigi Simoni. Gjatë presantimit të sulmuesit shqiptar ai u shpreh: “Manaj ka cilësi mjat të mira. Mund të them se me karakteristikat që ka ai i përngjan ish bomberit Christian Vieri. Për të ishin të interesuara edhe shumë skuadra, si Juventus dhe Lazio, por në fund ai zgjodh Interin, dhe kam shumë besim se ai do të shkëlqejë këtu.”
image
Gjithashtu Simoni, presidenti aktual i klubit Cremonese, nga ku u ble sulmuesi 18 vjeçar shton: “Për një lojtar të ri si ai, natyrish që ka shumë konkurencë tek një ekip si Inter. Duke parë moshën mjaft të re, ai ka nevojë për shumë përkrahje në mënyrë që talenti i tij të mos digjet.”- përfundoi prononcimin e tij për TuttoSport, Gigi Simoni

S'KA KOMENTE

Comments are closed.