Sinan Idrizi apel Gjikës: Merr përsipër detyrimet e tua tek Flmaurtari

0
SHPËRNDAJE
loading...


Superiorja / Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, ka dhënë një deklaratë pas ardhjes së ultimatumit për të paguar në KAS 20 mijë frangat për gjyqin me Ernest Gjokën.

Me anë të një deklarate të dhënë në “Panorama Sport”, Idrizi i bën thirrje Gjikës ta zgjidhë këtë çështje, teksa nuk mungojnë as thumbimet e etiketimet e ndryshme.

“I bëj thirrje Gjikës të marrë përsipër detyrimin e tij, Unë e kam bërë pjesën time. Thotë se Flamurtari nuk është i imi, në rregull, por ai të marrë përsipër detyrimin e tij. Unë e përmbusha detyrimin tim, e çova në KAS çështjen. Nuk paguaj tani as 20 mijë franga, as 50 mijë euro. E ka për detyrë zotëria që i ka firmosur. I dilni për zot, pasi në shtator do të kemi të njëjtën situatë. Do të na hiqen pikët. Të mos na tregojë në ‘Facebook’ detyrimet që unë kam ndaj Arbrit, unë e njoh pjesën time. Në të kundërtën këshilli të ma heqë mua licencën. Unë blej ekip milionerësh, lojtarët më të mirë, e në fund pastaj të na hiqen pikët. Dhe për çfarë, për tekat e një anonimi në ‘Facebook’. Ta paguajë KAS-in ose Gjokën, se ai ka edhe agjenci imobilare në gjithë Vlorën” .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU