Sinan Idrizi mbështet Levin për çështjen “Miliev”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se çështja Miliev tek Flamurtari është kthyer në një problem. Trajneri çek Stanislav Levi ka patur një takim me presidentin e ekipi vlonjat, ku i ka bërë të qarta kushtet e tij të punës. Mbrojtësi bullgar refuzoi të luante në një ndeshje miqësore, dhe kjo gjë ka bërë që trajneri çek të jetë mjaft i acaruar. Pas kësaj ngjarje Levi ka bërë të ditur se asnjë lojtar nuk do të firmosë tek vlonjatët pa kaluar më parë provën e tij.

image
Edhe presidenti Sinan Idrizi i ka dalë në krah trajnerit Levi, duke e mbështetur plotësisht atë për qëndrimin e mbajtur ndaj mbrojtësit Miliev. Trajneri i ka shprehur kërkesat e tij presidentit, dhe ky i fundit mendohet se i ka thënë: “Unë të mbështes plotësisht. Jam me mendimin tënd se te Flamurtari nuk duhet të ketë vend asnjë lojtar pa pasur etikën në radhë të parë dhe pa zbatuar rregullat. Unë dua disiplinë! Të kam dhënë të gjithë lirinë e nevojshme për të vepruar. Ju jeni trajneri dhe ju vendosni për gjithçka. Unë nuk të kam ndërhyrë dhe nuk do ta bëj asnjëherë. Lojtarët që nuk i përkasin filozofisë suaj, nuk duhet të kenë më vend te ne.”-duke lënë të nënkuptohet se presidenti mbështet trajnerin në këtë çështje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.