Sinan Idrizi qetëson tifozët. Alvesh do vijë në Vlorë dhe një rikthim….

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit, ka dhënë një prononcim në gazetën “Panorama Sport”, ku ka konfirmuar se do të rikthejë në ekip Lejdi Liçajn, ndërkohë që ka sqaruar se Danilo Alvesh do të bashkohet me ekipin kur të nisë stërvitja.

LIÇAj – “Kam komunikuar me Lejdi Liçajn dhe i kam thënë që derën tek Flamurtari e kë të hapur në çdo moment. Është dëshira ime që Liçaj të kthehet në Vlorë këtë sezon. Ai kur ka qenë te Flamurtari ka respektuar fanellën dhe është një djalë me vlera të rralla, shumë korrekt dhe profesionist. Kështu që unë do ta kthej në Vlorë. Është i vetmi që mua nuk më ka sjellë as shqetësimin më të vogël dhe për të kam shumë respekt. Sapo të kthehem nga Turqia do ta takoj dhe ai do t’i bashkohet Flamurtarit”.

ALVESH – “Nuk e di pse e bëni kaq legjendë këtë çështje. Alvesh do të vijë në Vlorë ditën që do të fillojë stërvitja. Besoj se kjo është e qartë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.