Sinella: Fitore me shumë vlera, morëm tri pikë shumë të vlefshme

0
SHPËRNDAJE
loading...

Trajneri i Laçit, Bledar Sinella në intervistën për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, ka analizuar fitoren minimale të sotme ndaj Flamurtarit.

“45 minutat e para folën vetëm për ne, luajtëm në gjysmëfushën kundërshtare. Fatkeqësisht, vazhdojmë me rastet e humbura.

Pjesën e dytë arritëm të shënojmë një gol. Ishte ndeshje me tension, por morëm tri pikë shumë të vlefshme.

Jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Kjo ishte një finale, ndaj një kundërshtari direkt, por në fakt të tilla janë të gjitha ndeshjet deri në fund të kampionatit.

Të tria ndërrimët tona ishin të detyrushme; dëmtime dhe probleme muskulare. Alternativat janë të pakta.

Vuajmë për rifreskimin e skuadrës gjatë ndeshjes. Këto dy javë pushim shpresoj të na shërbejnë në këtë drejtim.

Le t’i bëjmë llogaritë në vazhdim ndeshje pas ndeshjeje. Sot morëm tri pikë tepër të rëndësishme, e përsëris, por vuajmë rastet e humbura.

Motivimi për mua është shumë i lehtë, për shkak se diferenca mes skuadrave është tepër e vogël. Lufta për mbijetesë është shumë e ashpër dhe e fortë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Bledar Sinella. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.