Sinella: Fitore që vlen shumë, e kishim përgatitur mirë ndeshjen

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Laçit, Bledar Sinella, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Rinald Bregasi, u shpreh se ishte një fitore që vlen shumë, ndërsa theksoi se e kishte përgatitur mirë ndeshjen si ai personalisht, ashtu edhe ekipi në përgjithësi.

“Është një fitore që vlen shumë. Në fakt, çdo fitore për ne vlen, pasi kampionati është i ngjeshur dhe sidomos në shtëpi nuk duhet të falim.

Edhe pse Tirana nuk është në gjendje optimale, Tirana ngelet Tiranë. E kishim përgatitur mirë ndeshjen, e administruam lojën dhe jam shumë i kënaqur”.

“Kanë shënuar lojtarët e afruar? Kjo do të thotë se kemi bërë merkato pozitive. Megjithatë disa lojtarë si Nika, Serginho dhe Mensah nuk janë ende në 100%.

Në 15 minutat e fundit u përpoqëm ta administrojmë rezultatin dhe ia arritëm”.

“Klasifikimi është ngjeshur aq shumë, saqë nuk dihet kush do të bjerë. Ne duhet të luftojmë në çdo ndeshje për tri pikë, për të tjerat nuk mund të flas.

Normalisht puna bëhet më e qetë kur je në mesin e tabelës, por këtë vështirësi e kam marrë parasysh që në fillim”.

“Lojtarët nuk mund të zëvendësohen vetë, ndërrimi i pozicioneve mes brazilianit Serginho dhe Mensah ishte i përgatitur që në fillim”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Bledar Sinella. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.