Sinella: Ishte një ndeshje e vështirë, nuk kam keqardhje që humbëm

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Laçit, Bledar Sinella, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë, ndërsa theksoi se nuk ka keqardhje që humbën, pasi korçarët për kurbinasit janë një rival i fortë për ata.

“Një ndeshje e vështirë, ndaj një rivali shumë cilësor, ndaj nuk kemi ndonjë keqardhje të madhe. U munduam të mbrohemi me kujdes, krijuam ndonjë rast, por në këtë moment nuk jemi në nivelin e duhur për të ndalur Skënderbeun.

Disa lojtarë i kursyem, sepse po luajmë shumë ndeshje dhe të mërkurën do të luajmë sërish në Korçë ndaj Skënderbeut”

“Lojtarët që kanë ardhur me vonesë, nuk janë ende aty ku duhet fizikisht. Pas disa javësh skuadra do të jetë më e kompletuar.”

“Në pjesën e dytë hasëm vështirësi, është e vërtetë, por të mërkurën do të paraqitemi ndryshe. Kupa e Shqipërisë ka specifikë tjetër dhe do të mundohemi të sigurojmë kualifikimin”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Bledar Sinella. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.