Sinella: Kemi humbur dy pikë, e kishim përgatitur mirë ndeshjen ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Laçit, Bledar Sinella, pas ndeshjes me Kukësin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se kurbinasit kanë humbur dy pikë, ndërsa theksoi se ekipi i tij e kishte përgatitur mirë ndeshjen ndaj verilindorëve.

Të them të drejtën, kemi humbur dy pikë. Për mënyrën si luajtëm, rastet e humbura, presionin që ushtruam.

E kishim përgatitur mirë ndeshjen me Kukësin dhe doli ashtu si e mendonim. E dominuam takimin dhe mendoj se kemi humbur dy pikë.

Më kënaq jashtëzakonisht loja e skuadrës dhe shpirti i garës, por në fund të fundit pikët janë kryesoret dhe të them të drejtën jam i mërzitur, sepse duhej të fitonim.”

Sulmi me Serginho nuk shënon shumë? “Për të fituar duhet vetëm një gol, nuk ka nevojë të shënosh pa fund. Është e vërtetë që kemi humbur raste, jo vetëm sot, por edhe në ndeshjet e fundit.

Megjithatë, mendoj se do të përmirësohemi me kalimin e javëve.

Goli mungoi? “Na mungon njeriu gol, ai që shtyn topin në rrjetë. Ne jemi munduar ta zgjidhim duke luajtur me disa lojtarë të avancuar, pa sulmues qendre, por mendoj se në të ardhmen do të përmirësohemi para porte.”

Loja është në rritje, edhe rezultatet më kënaqin, sepse të luash kështu të jep shpresë dhe bindje për një të ardhme edhe më të mirë. Jam i bindur se do të vazhdojmë kështu, me këtë shpirt loje, prandaj rezultatet do të vijnë.”

Stoli nuk është i kompletuar? “E drejtë, por kemi pasur edhe dëmtime kohët e fundit, ç’ka na vendosur në vështirësi të mëdha. Megjithatë, mendoj se jemi në gjendje ta përballojmë shumë mirë kampionatin shqiptar.

Kjo u pa edhe sot, e përballuam shumë mirë ekipin kryesues, aq sa jam i bindur se nëse dikush hynte në stadiumin “Laçi” pa e ditur kush luante, nuk do ta kuptonte fare cili ishte ekipi kryesues”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Bledar Sinella. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.