Sinella: Kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, e kemi dominuar sfidën

0
SHPËRNDAJE

Suksesi në shtëpi 2-0 ndaj Korabit i ka dhënë frymëmarrje Laçit që tani e sheh vetën në vend të 7-t dhe me 3 pikë më shumë se Flamurtari që nesër do të luajë në shtëpi ndaj Skënderbeut. Trajneri Bledar Sinella është ai që i ka ndryshuar tërësisht kurbinasit dhe e ka kthyer në një skuadër që luan futboll cilësor edhe pse përpara portës verdhezinjtë shpërdorojnë shumë.

“Kundër Korabit kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, ku e kemi dominuar sfidën nga fillimi deri në fund. Dy golat e shpejtë na qetësuan dhe ishim më të qetë psikologjikisht për të bërë lojën tonë. Skuadra më kënaqi, megjithatë nuk ka vend për eufori pasi janë për t’u zhvilluar edhe 8 ndeshje”.

“Grupi është shumë i limituar dhe duhet të mendoja edhe për ndeshjen e radhës pasi është një kundërshtar shumë i fortë që meriton respekt. Pavarësisht këtyre ne bëmë një ndeshje të mirë dhe morëm tri pikë të arta”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Bledar Sinella. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.