Sinella: Kishim shumë mungesa, më mungonte gjysma e skuadrës

0
SHPËRNDAJE
loading...

Trajneri i Laçit, Bledar Sinella, nuk ka dashur të kritikojë shumë lojën e skuadrës së tij ndaj Teutës, edhe pse humbja vendos përsëri në dyshim shanset e mbijetesës së kurbinasve. Në prononcimin për SuperSport ai u shpreh se nuk kishte çfarë t’u thoshte futbollistëve në një kohë kur mungonte gjysma e ekipit dhe ishte i detyruar të fuste në lojë futbollistë të rinj si Thomas Nyameke që nuk e njihte aspak.

“Kishim shumë mungesa, katër lojtarë me kartonë dhe një tjetër me probleme shëndetësore. I vuajtëm mungesat se nuk kishim alternativa. Jam i pakënaqur nga loja e skuadrës në përgjithësi, pësuam 2 gola në goditje standarde. Ndërkohë nuk mund të them gjë se më mungonte gjysma e skuadrës”.

“Normalisht, kur lojtarët futen si zëvendësues pret shumë më tepër dhe të tregojnë veten. Nuk ndodhi, përkundrazi. E përsëris, nuk mund të them asgjë për këtë ndeshje se kisha një skuadër të përgjysmuar”.

“Nuk është problemi se po bën lojë të dobët Vucaj. Atij i ka rënë një barrë më e madhe mbi shpinë në skuadrën tonë, lodhet më shumë dhe bie cilësia. Kemi pasur probleme me mungesat në të gjitha ndeshjet, dhe i bie të bëjë më shumë se sa duhet”.

“Nuk i njihnim mirë Serginho dhe Mensah, fillimisht e filluan mirë pastaj kanë rënie. Ndërkohë që kjo ndodh se erdhën pa asnjë ditë stërvitje dhe me vazhdimësinë e kampionit, bie cilësia. Ky është realiteti”.

“Sulmuesin Nyameke nuk e njohim fare se pardje erdhi. Ishim të detyruar ta aktivizonim për shumë arsye, se duhet të bëjë llogari me mungesat”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Laçit, Bledar Sinella. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.