Sinella rinovon me Tomorin

0
SHPËRNDAJE

bledar sinellaTomori ka zgjedhur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin kavajas Bledar Sinella, teksa ka rinovuar kontratën me të.

Sinella mori drejtimin e beratasve verën e shkuar, dhe arriti që të rikthente Tomorin në Kategorinë e Parë.

Rinovimi i kontratës së Sinellës u lajmërua nga faqja e Tomorit në facebook që shkruan:

“Bledar Sinella, trajneri që u bë pjesë e jona vetëm një vit më përpara, do të vijoj të jetë sërish në krye të Tomorit. Kemi firmosur një kontratë dhe për këtë nuk ka dyshime.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.