Sirena angleze për Rey Manaj

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Pavarësisht besimit të madh apo të deklaratave të trajnerit Mancini i cili e sheh Manajn si një lojtar të rëndësishëm tek Inter, duket se e ardhmja e djaloshit shqiptar mund të jetë larg zikaltërve. Sipas asaj që raporton “calciomercatto.it”, në drejtim të lojtarit pritet të mbërrijnë oferta nga Anglia pasi Manaj tashmë është kthyer në një objektiv real të skuadrës së Aston Villas. Ekipi i famshëm anglez që sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship po mendon qysh tani për të formuar skuadrën që ringjitet sërish në Premier League.

Rey Manaj
Rey Manaj

Duke parë këtë gjë, Rey Manaj do të ishte një lojtar perfekt për këtë skuadër, pasi edhe për lojtarin e Kombëtares do të kishte më shumë minuta për të luajtur. Mendohet se Aston Villa do t’a kërkojë Manajn në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit, por gjithsesi mbetet ende për t’u parë kjo tratativë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.