“Sirena” gjermane për mbrojtësin Arlind Ajeti, shqiptari përgatit largimin nga Torino

0
SHPËRNDAJE

Aventura aspak pozitive te Torino është thuajse e mbyllur për mbrojtësin Arlind Ajeti, i cili nuk pati fatin që të bindte trajnerin Sinisa Mihajloviç apo drejtuesit e skuadrës torineze. E tashmë që sezoni është drejt mbylljes dhe zërat e merkatos qarkullojnë mundësitë e ndryshme të transferimit, emri i mbrojtësit shqiptar lakohet si mundësi te Fraiburgu.

Ai mund t’i bashkohet mesfushorit Amir Abrashi në Bundesligën gjermane gjatë sezonit të ardhshëm, në rast se merkato do të konkretizohet me një transferim të mundshëm. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u dëmtua që në fillim të sezonit te Torino dhe qëndroi disa muaj jashtë. Në momentin që u rikthye, nuk bëri paraqitje pozitive dhe për këtë, largimi nga Torino është i sigurt. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.