SK Tirana nuk bind ndaj Kamzës

0
SHPËRNDAJE

Ka rezultuar më e vështirë se sa pritej ballafaqimi mes ekipit të SK Tiranës dhe Kamzës. Bardheblutë kanë fituar 1-0 me një gol të Gentian Muçës në pjesën e parë edhe pse trajneri Shkëlqim Muça pati në dispozicion lojtarët më të mirë për këtë takim si Frashëri, Smajli, Karan, Muça, Kërçiku, Teqja, Karabeci, Vucaj, Bakaj, Lika, Gilberto, Fukui, Deliaj etj. Goli që vendosi takimin u shënua në minutën e 25-të.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.