S’ka fitues në derbin e Londrës, City shkatërron Aston Villan (Video)

0
SHPËRNDAJE

Premier League/ Ka përfunduar me rezultatin 2-2 derbi i Londrës midis Tottenham dhe Arsenal, që janë njëkohëisht edhe pretentë për titull këtë sezon. Skuadrat që mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë ndalën njëra tjetrën në këtë përballje teksa i bën nder më tepër kryesuesve të Leiçester City. Ndeshja filloi e bukur teksa Arsenali kaloi e para në avantazh në minutën e 39′ me Ramsey. imageNdërkohë me fillimin e pjesës së dytë skuadra e Wenger mbetet me 10 lojtarët pas daljes me karton të kuq të Coquelin në minutën e 50′. Pikërisht kjo gjë ndryshoi edhe fatin e ndeshjes teksa brënda dy minutave, Alderweireld në minutën e 60′ dhe Harry Kane në të 62′-ën përmbysën shifrar duke krijuar idenë se e fituan ndeshjen. Por goli i Alexis Sanchez në minutën e 76′ barazoi gjithçka duke bërë që dy skuadrat të marrin nga një pikë. Ndërkohë Manchester City shkatërroi 4-0  Aston Villën, ndërsa Chelsea u ndal në shtëpi 1-1 nga Stoke City.

Rezultatet në Premier League

Tottenham – Arsenal 2-2

Manchester City – Aston Villa 4-0

Chelsea – Stoke 1-1

Everton – West Ham 2-3

Swansea – Norwich 1-0

Sauthampton – Sunderland 1-1

Newcastle – Bournemouth 1-3

S'KA KOMENTE

Comments are closed.