S’ka më dyshime! Mekses zgjat kontratën me Milanin

0
SHPËRNDAJE

mexDilemat kanë marrë fund. Filip Mekses ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri më 30 qershor 2016. Lajmi është përcjellë me një komunikatë nga ana e klubit kuqezi, që ka bërë të ditur gjithashtu se mbrojtësi do të jetë në Milanello duke filluar prej të shtunës, 11 korrik.

Kështu mbyllen të gjithë zërat e qarkulluar së fundi që e shihnin francezin larg Milanit, përderisa Mihajloviç flitej se donte Romanjolin. Mesa duket trajneri kuqezi ka dashur ta mbajë sërish në ekip Mekses. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë se nuk do të kërkojë një tjetër mbrojtës, për të kompletuar repartin e prapavijës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.