Skandal/ Ambasada Britanike bllokon vizat për Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ekipi i Skënderbeut duket se e ka humbur shpejt “buzëqeshjen” pas fitores së mrekullueshme 4-1 me Crusaders. Duket se korçarët do të kenë mjaft problematikë për në ndeshjen e kthimit në Irlandë. Kjo gjë ka ndodhur pasi Ambasada Britanike në Athinë e ka bollkuar ekipin e Skënderbeut, që ka aplikuar online në zyrat e Athinës për viza, por atje pa asnjë shpjegim ata kanë refuzuar të pajisin me viza ekipin shqiptar, që do të udhëtojë drejt Irlandës se Veriut për ndeshjen e kthimit ndaj Crusaders.

image
Ambasada Britanike në Tiranë i ka dërguar pasaportat e stafit dhe lojtarëve në Poloni, dhe kjo çështje mund të dojë pak kohë të zgjidhet. Drejtuesit e Skënderbeut kane kryer çdo proçedurë në mënyrë korrekte, por ka hasur në pengesën e Ambasadës Britanike. FSHF po mundohet të ndihmojë korçarët ndërmjet Uefa-s, e cila mund të influencojë tek Britanikët për të dhënë vizat për ekipin e Skenderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.