Skandal në “Elbasan Arena”, tifozja rrezikon jetën

0
SHPËRNDAJE

 2

Moment që s’ka lidhje me futbollin në ndeshjen Partizani-Skënderbeu. Në fillim një përplasje e Vangjelit me Torasën, është pritur autombulanca për të transportuar lojtarin, por pasi një tifoze e Partizanit, në gjendje të keqe shëndetësore është tentuar të futet në fushë për të kërkuar ndihmën e autombulancës, ndërkohë që ka një përplasje midis forcave të rendit dhe tifozëve.

Aty kanë ndërhyrë edhe lojtarët e Partizanit, por më vonë është parë një vajzë në fushë pa ndjenja, e cila është ndihmuar nga mjekët e dyja ekipeve dhe falë ndëhyrjes së specializuar me aparatura vajza është përmendur. Në fushë janë parë edhe tifoza të tjerë të gjakosur. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.