Skandal në Gjirkostër/ Arbitri Emirjon Sino….

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Kapiteni i Lushnjës, Fatjon Sefa, u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e fundit me Luftëtarin në Gjirokastër. Ai nuk bëri asnjë ndërhyrje të rëndë dhe as nuk simuloi e as ofendoi njeri. Çfarë ndodhi?

Gjyqtari krysor i ndeshjes, Emirjon Sino, i kërkoi të qetësonte tifozët lushnjarë, të cilët po e shanin në kor, por Sefa nuk pranoi dhe ai e ndëshkoi me të verdhë. Por atë që ndodhi realisht e rrëfen për “VIP SPORT” vetë Sefa:

“Ishte vërtet e turpshme. Gjyqtari Sino u tregoi gjenitalet tifozëve të Lushnjës dhe ata reaguan, duke e sharë në kor. Më kërkoi të shkoja dhe t’i qetësoja, por i thashë se nuk kisha pse ta bëja, kur ai vetë i kishte provokuar. Më dha karton të verdhë. E di, mund të merrja edhe të kuqin, e mendova edhe atë gjë, por ishte absurde. Gjyqtari ishte protagonist negativ dhe besoj se atë moment e kanë filmuar edhe kamerat. E pane të gjithë. E turpshme, vërtet e turpshme”, – ka thënë kapiteni i skuadrës lushnjare, Fatjon Sefa.

Tani i mbetet sektorit përkatës në FSHF që të marrë masë në lidhje me këtë veprim skandaloz të gjyqtarit.

Emirjon Sino

S'KA KOMENTE

Comments are closed.