Skandal në Peru/ FIFA dhe Argjentina do manipulojnë ndeshjen Argjentinë-Peru

0
SHPËRNDAJE

Mediat peruane kanë leshtuar “bombën” mediatike në prag të sfidës me Argjentinës. Sipas tyre Federata Argjeninase e Futbollit në bashkëpunim me FIFA-n dhe CONMEBOL po manipulojnë sfidën Argjentinë-Peru, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, e cila do të zhvillohet ditën e premte në orën 01:30.

Lajmi i publikuar nga e përditshmja peruane “Todosport” po bën tashmë xhiron e botës. Skuadrat janë në kuotë të barabartë pikësh dhe një hap fals i Argjentinës në këtë takim do e rrezikonte te mbetej jashtë nga Botërori.

Mësohet se gazetarët e “Todosport” tyre u bazuan te prania e Xhano Infantinos në Buenos Aires, për të ngritur dyshimet e tyre. Kreu i FIFA zhvilloi një takim me drejtuesit e Federatës Argjentinase të Futbollit për të diskutuar për kandidaturën e përbashkët me Uruguain e Paraguain për organizimin e Botërorit 2030.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.