Skandal / Nën dyshime për trukime, 7 lojtarë të Kukësit dhe trajneri Gjoka përfundojnë në polici

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Klubi i Kukësit është tronditur ditën e djeshme pasi shtatë lojtarë dhe trajneri Ernest Gjoka janë ndaluar nga policia austriake, ku janë shoqëruar në komisariat.

Sipas “Panorama Sport”, dyshimet për miqësoret e zhvilluara kanë bërë që kampionët e Shqipërisë të përjetojnë disa orë ankthi.

Përveç trajnerit Gjoka, bëhet me dije që Koliçi, Koçi, Shameti, Serran, Hoxha, Zeqiri dhe Rrumbullaku janë mbajtur për tre orë në ambientet e një prej komisariateve të Vjenës ku janë marrë në pyetje për ndeshjet që dyshohen si të trukuara.

Më pas të gjithë janë të lirë rreth orës 24:00, për t’u grumbulluar në një nga hotelet e Vjenës.

Kujtojmë që skuadra e Kukësit po udhëtonte nga Kapruni i Salzburgut drejt Moldavisë ku do të luajë me Sherif Terispolin në kuadër të turit të dytë të Champions League, por në kryeqytetin e Austrisë është detyruar të ndalojë për shkak të policisë.

Burimet zyrtare të Klubit të Kukësit e kanë mohuar këtë ngjarje. 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.