Skandali, Kombëtarja U19 ka humbur dy ndeshjet në tavolinë

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U-19 ka humbur dy ndeshje në tavolinë me rezultatin 3-0, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vërteta. Skuadra e drejtuar nga trajneri Arjan Bellai ka zhvilluar tre ndeshje për turin kualifikues në nëntor, ndaj Austrisë, Gjerorgjisë dhe Uellsit, por dy prej tyre i ka humbur në tavolinë.

Kombëtarja U19
Kombëtarja U19

Sipas asaj që raporton “Sportal.al”, kuqezinjtë e vegjël i kanë humbur në tavolinë me rezultatin 3-0 dy ndeshje, pikërisht atë ndaj Austrisë dhe atë ndaj Gjerorgjisë. Lajmi në fakt përbën një skandal edhe për faktin se rezultatet janë publikuar me vonesë, më 4 dhjetor. Ende nuk dihen arsyhet e vërteta të këtyre rezultateve, por mendohet që vendimet të kenë ardhur për shkak të kartonit të kuq që mbartej nga Ardit Toli.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.