Skandali / Kosova kërkon 3 pikë në tavolinë

0
SHPËRNDAJE


U21 / Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar humbjen në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit E të kualifikimeve për Euro 2019 ndaj Norvegjisë në Drammen, me shifrat 5:0.

Futbollisti Kristoffer Ajer nuk kishte të drejtë loje për Norvegjinë ndaj Kosovës, në ndeshjen që u zhvillua të hënën që e lamë pas, megjithatë ai u paraqit dhe triumfuan norvegjezët U-21 me rezultat 5:0.

Ajer shënoi për rezultatin 2:0, por e tëra do të jetë e kot, se Kosova tani do ta fitojë ndeshje me rezultat zyrtar 3:0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21.

Futbollisti ka qenë i ndëshkuar me kartona të verdhë dhe nuk ka pasur të drejtën e lojës.

Ky është në lloji skandali dhe Kosova me gjasë do ta fiton takimin në tavolinë dhe t’i fitoi pikët e para në grupin E. Për këtë ka shkruar edhe portali norvegjez tv2.no.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.