Skandali me peshëngritjen, Romela Begaj del sërish me doping

0
SHPËRNDAJE

Peshëngritësja shqiptare, Romela Begaj, ka dalë sërish pozitive në testin antidoping. Një skandal i madh ky për peshëngritjen shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur “Procesi Sportiv” dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes është në dijeni, por nuk e ka bërë të ditur ende lajmin.

Romela Begaj mori medalje ari dhe argjendi në kampionatin botëror të peshëngritjes në Amerikë një muaj më parë, por edhe këtë herë ka rezultuar pozitive në testet antidoping dhe ky është një mergaskandal.

Detajet e tjera pritet të mësohen në vazhdim, kryesisht sa i takon substancës së ndaluar që është përdorur. Po ashtu, me interes pritet edhe reagimi i vetë sportistes dhe drejtuesve të Federatës së Peshëngitjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.