Skandali/ Pas Skënderbeut, prokuroria austriake heton Teutën për trukim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

teuitaaaaPas akuzave të bëra nga Federbet për manipulimin e rezultatit të ndeshjes së kthimit të Europa League me Kairat Almati, Teuta përfundon përsëri në syrin e ciklonit për dyshime manipulimesh.

Mediat austriake raportojnë se ekipi shqiptar është nën hetim nga Prokuroria e Salcburgut, pasi dyshohet se ka manipuluar rezultatin e ndeshjes miqësore kundër Austrisë së Vjenës, të luajtur me 21 qershor gjatë fazës përgatitore në Austri.

Ekipi shqiptar ishte mundur me rezultatin 1-0 pak ditë më parë nga Ried, por me Austrinë e Vjenës ka humbur me shifrat 7-2.

Sipas “news.at”, policia federale austriake ka nisur një hetim të mirëfilltë për skuadrën shqiptare, e cila akuzohet se ka manipuluar rezultatin në bashkëpunim me organizata të ndryshme për përfitime nga bastet sportive.

/Opinion.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.