Skaneri i javës në Superiore, epiqendra mbetet derbi

0
SHPËRNDAJE

buljan, laci, partizani, trashiJava e 24-t e Kategorisë Superiore rezervon përballje të zjarrta, ku padyshim kryendeshja mbetet derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës. Por padyshim edhe ndeshjet e tjera do të jenë tepër të rivalizuara për vetë momentin kulminant që ndodhet kampionati ynë kombëtar. Për të kuptuar më mirë të gjitha përballjet ju ftojmë të lexoni në vijim analizën e portalit tonë.


Partizani-TiranaTifozet-ne-derbin-Partizani-Tirana-1-1

Derbi i shumëpritur i Kategorisë Superiore është padyshim një sfidë që të lë pa gjumë një natë përpara zhvillimit të saj. Partizani ka petkun e triumfatorit në ndeshjet e fundit, por kjo nuk mjafton. Ashtu sic nuk mjafton për Tiranën ideja se në ndeshjet e fundit nuk ka fituar dhe kësaj rradhe do të jetë thjeshtë “shorti” që do të dërgojë në fitore ekipin e drejtuar nga Ilir Daja. Padyshim ai që duhet të fitojë derbin, në rast se nuk përfundon barazim, duhet të djersitë shumë. Një ndeshje e tillë i ka brenda të gjitha: nerva, forcë, këmbëngulje, dëshirë, dashuri, urretje e padyshim edhe faktin se mbetet gjithnjë vetëm një ndeshje futbolli ku limitet e saj s’duhen kaluar.

Derbi Tirana-Partizani
Derbi Tirana-Partizani

Partizani është 4 pikë larg vendit të parë dhe kërkon suksesin për të ndjekur hap pas hapi Skënderbeun që do të udhëtojë në Lac. Ndërkohë Tirana renditet e treta me 39 pikë,Teuta ndodhet pas shpine me vetëm 1 pikë më pak ndaj dhe për Tiranën nuk lejohen hapa fals. Por në futboll vetëm njëri mund të fitojë. Për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet na duhet të presim ditën e premte, ora 18:00, stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.


 

Flamurtari-Tërbuni

Flamurtari - Skënderbeu 3-1
Flamurtari – Skënderbeu 3-1

 

Vlonjatët duket se kanë zbritur me këmbë në tokë pas “dushit të ftohtë” që morën në Kukës ndaj ekipit të Klodian Duros në shifrat 4-0. Nervozë apo mendjemëdhenj në humbjen e tillë? Shqetësues mbetet mënyra se si ekipi mori kartonët pa përgjegjshmëri. Gjithsesi, tashmë për të besuarit e Zekeqia Ramadanit mbetet rruga drejt fitores ndaj Tërbunit, e vetmja për shpëtimin e skuadrës.

Kuqezinjtë vlonjatë ndodhen në vendin e 7-të në kuotën e 23 pikëve, vetëm 3 më shumë se zona e “minuar” pasi pas shpine janë Bylis dhe Vllaznia me nga 20 pikë, të barabartë me njëri-tjetrin.

Por kujdes, Tërbuni nuk dorëzohet. Skuadra e drejtuar nga Viktor Gjoni, të paktën në këtë pjesë të dytë të kampionatit, po vjen era futboll dhe po i bind të gjithë, se vec humbjes 4-0 në Ballsh, pjesa tjetër është një paraqitje e denjë e skuadrës pukjane. S’mund të thuash asgjë për humbjen ndaj Skënderbeut në “Qemal Stafa”, dihet forca e korcarëve, edhe pse nëse sfida luhej në Pukë mund të kishim një tjetër histori.

Tërbuni nuk duket me një “kafshatë e lehtë” për të gjithë. Tashmë gjithkush duhet të vlerësojë dhe matet mirë përpara sfidës me këtë ekip dhe padyshim meritën e ka trajneri Gjoni. Nëse ky ekip do të ishte kështu që në fillim të sezonit, lufta për mbijetesë do të ishte akoma edhe më e fortë. Por matematika mban ende gjallë grimcat e shpresës së pukjanëve.


 

Vllaznia-Kukësivllaznia-pas-ndeshjes-me-Partizanin

Shkodranët e kanë të ndaluar të gabojnë, për më tepër në shtëpi. Tashmë skuadra e Armando Cungut ndodhet në vendin e parafundit në kuotë të barabartë me Bylis. Një humbje ndaj Kukësit do të vështirësonte keqazi situatën. Por skuadra e Klodian Duros, duket në moment të mirë, fituan 4-0 ndaj Flamurtarit dhe padyshim morali është në krahun e tyre. Ndërkohë që Vllaznia me barazimin ndaj Lacit, duke parë pozitat që ka, e ka përjetuar si një humbje.

Në rradhët e kuqebluve vihet re mungesa e një sulmuesi goli, pasi skuadra krijon lojë, por pa finalizimin e duhur. Ndërkohë që kuksianët me Eminin, Hasanin dhe Dvornekovic janë një treshe e bukur, pa i hequr meritat edhe pjesës tjetër të skuadrës. Skuadra e Duros kërkon pikë, kërkon fitore, pasi Kupa e Shqipërisë s’mund të japë garanci 100% për pjesëmarrjen në Europa League. Kukësi është 4 pikë nga kjo zonë në kampionat, me 35 pikë në vendin e 5-të, 4 më pak se Tirana që është në zonën Europa League.


 

Teuta-Bylisteuta-bylis-300x151

Durrsakët kërkojnë fitoren në shtëpi pas barazimit në javën e fundit ndaj Tiranës. Ekipi i drejtuar nga Gugash Magani, ndodhet vetëm 1 pikë larg vendit të tretë. “Djemtë e Detit” kërkojnë fitore për të mos ju ndarë apo kaluar Tiranën, e cila ka një pengesë të madhe në derbi me emrin “Partizan”. Ndërkohë që Bylis, në kushtet e mbijetesës, na ka treguar të gjithëve një tjetër fytyrë në pjesën e dytë të kampionatit.

Fitore në Lac, barazim me Korcën në Ballsh, janë pikë shprese, fitore apo barazim që i japin besim grupit për vazhdimësi. Pritet një ndeshje e ndezur në “Niko Dovana”, atje ku mund të luash futboll pa asnjë lloj problemi, pa asnjë lloj stresi, vetëm fusha ndan fatet e një përballjeje. Të shohim, Teuta, Bylis apo barazimi?


 

Laci-SkënderbeuSkenderbeu-Laci

Një ndeshje që ka nisur të paragjykohet nga opinioni sportiv, kjo për faktin se Laci dhe Skënderbeu kanë një “pikë të përbashkët”, kartonin e nigerianit Xhejms. Mund të jetë kjo, sipas opinionit sportiv, pika e bashkimit, miqësia e “tepruar” midis palëve. Por mos të paragjykojmë dhe presim 90 minutat e ndeshjes për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet në të vërtetë. Skënderbeu udhëheq kampionatin me 53 pikë. Ndërkohë që Laci në vendin e gjashtë me 29 pikë, vetëm 9 pikë nga zona e ftohtë, s’mund të mendojë për të tjerët.


 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.