Skaneri i kuqezinjëve

0
SHPËRNDAJE

Etrit BerishaBerisha

Mbetet një siguri në kuadratin kuqezi. Disa analistë aludojnë për momentin e golit ndaj Portugalisë ku sipas tyre “gardiani” duhet të dilte, por duke parë shpejtësinë me të cilën erdhi krosimi si dhe vendosjen e gabuar të mbrojtjes, nuk mund të fajësosh aspak portierin e Lazio-s në Serie A. Me Berishën në portë kemi garanci dhe siguri edhe në vazhdimësi.

Berat Gjimshiti

images

Në dy ndeshje titullar ka treguar shpirt të lartë gare, por nuk mjafton për pozicionin në të cilin është aktivizuar si mbrojtës i djathtë, ku veç luftës së fortë fizike (që Beratit nuk i mungon) nevojitet edhe punë e mirë me topin dhe ndihma në repartin ofensiv. Gjithsesi, mbetet për tu admiruar siguria e tij, pasi është vetëm 22-vjeçar dhe ishin 2 ndeshjet e para me përfaqësuesen tonë. Mosha dhe cilësitë janë premtues, por mbase duke e parë në pozicionin e tij natyral, atë të qendërmbrojtësit, do të kemi mundësi të zbulojmë Gjimshitin e vërtetë.

Lorik Cana

CANA

Kapiteni mbetet një lider jo vetëm për cilësitë e tij në fushën e blertë, por edhe për mënyrën e përjetimit të ndeshjes sa herë luan Kombëtarja. Ndaj Portugalisë, po të mos ishte ai gabim njerëzor i minutave të fundit, padyshim do të meritonte notën 10-të me yll, por gabimi që na çoi edhe te aksioni nga erdhi goli fatal i heq vetëm yllin, por jo notën maksimale mbrojtësit tonë. Kush luan edhe gabon! Ndaj duhet të mësohemi të pranojmë edhe gabimet, fundja edhe Loriku është njeri si të gjithë ne.

Arlind Ajeti

477085846

Vetëm 21-vjeçar dhe luan tepër i sigurtë përkrah Canës. Arlind Ajeti tashmë është konsoliduar në mbrojtjen kuqezi. Rikthimi i Mavrajt do të zgjasë, ndaj dhe si pasojë zëvëndësuesi i tij është gjetur. Ndaj Danimarkës dhe Portugalisë është treguar luftarak, energjik dhe tepër i sigurtë në ndërhyrjet e tij. Mbase në të ardhmen paraqitjet e tij me siguri do të vijnë në rritje, pasi edhe mosha është vërtet e re. Të mendosh se ai duhet të aktivizohej tek përfaqësuesja Shpresa për moshën që ka!

Ansi Agolli

Ansi Agolli

Luftarak, i shpejtë, rigoroz në detyrat e caktuara nga trajneri, Agolli mbetet i “betonuar” në krahun e majtë të prapavijës sonë. Mbase me cilësitë që ka duhet të shfaqet më tepër në vijën e parë të sulmit për të shërbyer me krosimet e tij të kalibruara, por që vetë filozofia e lojës e zgjedhur nga trajneri De Biasi na bën të kuptojmë që Agolli dhe e gjithë skuadra kanë më tepër detyra mbrojtëse. Pas largimit nga futbolli dhe Kombëtarja i Edvin Muratit, Agolli e ka zëvëndësuar më së miri mungesën e tij, madje duke mbajtur prej kohësh edhe të njëjtin numër në fanellë, numrin 7.

Shkëlzen Gashi

11999007_1460408870933986_6157366288738088458_n

Nuk shfaqet në Kombëtare ashtu si te Basel e Zvicrës. Mbase skemat e De Biasit janë ndryshe, mbase duhet aktivizuar nga e majta, por sigurisht Gashi nuk është aspak afër rolit të bomberit në ekipin tonë përfaqësues. Por padyshim nuk është një lojtar me tipare defensive për tu admiruar. Mbase në një tjetër stil loje Gashi mund të tregojë vlerat e tij të vërteta, por në përgjithësi të dy paraqitjet e fundit me fanellën kuqezi kanë qenë pozitive, edhe pse kanë munguar goditjet karakteristike drejt portës.

Taulant Xhaka

taulant-xhaka2015

Mbetet një lojtar me shpirt të lartë gare, motor i palodhur në mesfushë. Ndaj Portugalisë tregoj se ka potencial jo vetëm në vrapim, por edhe në teknikë duke bërë disa driblime mbresëlënëse. Padyshim që nga debutimi i tij ndaj Portugalisë një vit më parë dhe deri në ndeshjen e fundit ndaj luzitanëve, nuk ka nota negative ndaj tij. Mbetet një lojtar i domosdoshëm për kuqezinjtë dhe këtë gjë De Biasi e ka kuptuar shumë mirë.

Burim Kukeli

250019362

Ka dy sfida që nuk është në lartësin e duhur. Edhe ndaj Danimarkës është shfaqur konfuz dhe jo shumë aktiv në lojën e tij, edhe pse konsiderohet nga ata lojtar që loja e tij vërehet vetëm nga trajneri, por edhe ndaj Portugalisë në këndvështrimin tonë performanca e tij ka lënë për të dëshiruar. Cfarë të mendojmë kur në stol është një lojtar si Ergys Kace? Kukeli është tepër horizontal në lojën e tij, madje në disa momente “ja merr frymën” mesfushës dhe ekipit tonë duke kthyer shumë topa në drejtim të mbrojtjes. Për të mos folur për “shpejtësinë” e tij gjithnjë tepër i ngadaltë në aksionet sulmues dhe mbrojtëse. Por zgjedhja mbetet terësisht e De Biasit.

Amir Abrashi250005185

Është shumë aktiv në lojën pa top, vrapon dhe mbase më shumë nga të gjithë së bashku me Xhakën, por loja e tij me top nuk është për tu lakmuar. Ndaj dhe erdhi edhe ai zëvëndësim ndaj Portugalisë. Ndonjëherë në futboll duhet të përdorësh edhe mendjen, jo vetëm forcën dhe Abrashit nuk i mungon cilësia fizike, por padyshim që të jetë i pazëvëndësueshëm duhet të progresoj në lojën e tij me top. Por kjo analizë s’mund të hedh poshtë cilësitë dhe kontributin e tij për fanelën kuqezi, i cili padyshim mbetet e vlerësuar.

Emir Lenjani250021366

Nuk është shfaqur ai Lenjani i zhdërvjellët që jemi mësuar të shikojmë me fanelën kuqezi, një rrezik konstant për mbrojtjet kundërshtare, mbase si pasojë e lojës tepër defensive në këto dy takime të imponuar edhe nga kundërshtarët që kemi pasur përballë. Pritej më shumë nga ai në këto dy takime. Gjithsesi, është një lojtar për tu admiruar dhe shërben shumë për skuadrën si në aspektin difensiv edhe atë ofensiv.

Sokol Çikalleshi250005325

Nëse vendos një cip në trupin e tij mund të jetë lojtari që përshkon më shumë kilometra nga të githë në fushën e blertë. Mallkimi i shtyllave nuk i ndahet, por thonë se dy shtylla janë një gol në gjuhën e futbollit. Çikalleshi ka bërë shumë të tilla me fanelën kuqezi. Ai mbetet një sulmues që për vetë stradegjin e lojës së De Biasit është adapt në formacionin kuqezi. Lojtar që shërben shumë për skuadrën, presingu i tij në vijën e parë ndaj mbrojtësve kundërshtar i jep kohë për frymarrje shokëve të skuadrës. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë se detyra e një sulmuesi është të shënoj gola, dhe këtë gjë Çikalleshi e ka premtuar në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Serbisë dhe Armenisë. Shpresojmë të ndodh kështu.

Migjen Basha4_basha

Në minutat që aktivizohet është shumë i saktë në lojën me top. Topi në këmbët e tij njësoj si “paratë në bankat zviceriane”, por që mungesa e një skuadre gjatë muajve të verës vërehet qartë në formën e tij fizike. Por mbetet një lojtar klasik në mesfush dhe të aktivizohet nga fillimi nuk është një tragjedi.

Odise Roshi108488

Për vetë stilin e lojës sonë Odise Roshi mbetet lojtari i duhur për tu aktivizuar në krahun e djathtë të mesfushës, pasi është një lojtar që mbron shumë, dhe kur i jepet mundësia për të sulmuar e bënë më së miri dicka të tillë. Një rast i humbur ndaj Danimarkës s’mund të kryqëzoi talenti fierak. Roshi mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne.

Bekim Balaj

250002979

De Biazi e ka harruar si një “kartolinë e vjetër” në sirtar. Mbase kujtesa e ndeshjes së Portugalisë kur Balaj shënoj një eurogol ia freskoi mendjen trajnerit, por me vonësë, duke e hedhur vetëm pak minuta në fushën e blertë, sa edhe fanela mbeti e gatshme pa pasur nevojë të lahet për ndeshjen e ardhshme. Me Balajn në fushë porta kundërshtare është me e rrezikuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.