Skauterat i ndryshojnë formacionin Josës?

0
SHPËRNDAJE

12031987_921216531249402_2039892109100041420_n
Skënderbeu në Rusi

Lajmet që vijnë nga Rusia e largët flasin për uljen në stol të kapitenit Bledi Shkëmbi në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës. Lideri i padiskutueshëm i Skënderbeut nuk është aspak lojtar që vë në diskutim postin e titullarit. Formacioni i Skënderbeut nis gjithnjë nga kapiteni, por mbase duke qenë një lider, kapiteni mirëkupton dhe bëhet menjëherë palë me “politikat” e klubit të tij. Një arsye mund të jetë fakti se tashmë Skënderbeu është kthyer në një “vitrinë” për talentet e tij dhe shumë skautera të skuadrave të ndryshme europiave mund të jenë prezent në këtë sfidë për të parë talentet e kuqebardhëve. Ky mund të jetë faktori kryesor, pasi të flasësh për dëmtim apo gjendje të rënduar fizike, nuk është pohuar aspak gjatë javës në kampin e kampionëve të Shqipërisë.

Lojtaret e ekipit te Skenderbeut dhe trajneri Mirel Josa, duke festuar fitoren e Superkupes se Shqiperise, ne perfundim te ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, e vlefshme per Superkupen e Shqiperise, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane./r/n/r/nSoccer match, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, valid for Super Cup of Albania, played in the stadium "Qemal Stafa", in the town of Tirana.
Lojtaret e ekipit te Skenderbeut dhe trajneri Mirel Josa, duke festuar fitoren e Superkupes se Shqiperise, ne perfundim te ndeshjes se futbollit, Skenderbeu-Flamurtari i Vlores, 1-0, e vlefshme per Superkupen e Shqiperise, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane.

Është e qartë stradegjia e klubit korcar për të rritur cmimin e talentëve të tij me qëllim përfitimet dhe mbushjen e arkave. Ofertat për “yjet” e Skënderbeut nuk kanë munguar as në merkaton verore, por pjesëmarrja në grupet e Ligës së Europës ka frenuar e ka bërë të mendojnë dy herë drejtuesit bardhekuq për të menduar një strategji të saktë e afatgjatë. Ata nuk kanë menduar sot për sot, por sot për nesër. Dicka të tillë presidenti Ardjan Takaj e ka treguar mjaftë mirë me menaxhimin gati perfekt që po i bën Skënderbeut.

Bledi-Shkembi-e1443642203592

Në fund mbetet për tu analizuar deklarata e trajnerit Josa pas ndeshjes me Tiranën: “Ndaj Lokomotivës pritet një ndeshje e fortë fizike, sepse ata janë një skuadër me përgatitje të lartë fizike.” Mos vallë Josa kërkon një mesfushë të rinuar? Por kilometrat e përshkruara nga kapiteni Shkëmbi në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Zagreb, në Ligën e Kampioneve, ku kapiteni përshkroi më shumë kilometra se të gjithë, mund të mos i japin të drejtë as këtij aludimi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.