Skedina e çmendur/ gruaja fiton 574 mijë sterlina

0
SHPËRNDAJE

Duam apo nuk duam, të gjithë ne që e ndjekim futbollin, e luajmë ndonjë bast, për qejf apo kur kemi nevojë për para, çdo ditë apo një herë në javë a muaj. Shpesh nuk kapim, por ama kur fitojmë ndonjë shifër të madhe, është momenti për t’ia treguar gjithë shoqërisë dhe lagjes, ndoshta duke e publikuar edhe në rrjetet sociale.

Megjithatë, kur të shihni ç’farë ka bërë një grua në Angli, ose do shkulni flokët nga nervat, ose do shkoni të luani edhe ju 12 ndeshje me kuota të larta (nuk do kapni gjë, natyrisht, se këto gjëra ndodhin një herë në jetë rrezik).

Një grua 58-vjeçare, që nuk merrte shumë vesh nga futbolli, e lodhur duke parë bashkëshortin dhe të birin të ngulur para televizorit çdo fundjavë, duke vendosur edhe skedinat përpara, vendosi të luante vetë një skedinë.

12 ndeshje, të gjitha në Angli, të gjitha me kuota mbi 2, 6 fitore vendase e 6 fitore udhëtuesish. Si i zgjodhi? Kot më kot, i biri lexoi listën e ndeshjeve nga Premier Liga deri në Championship dhe e ëma nisi të zgjidhte fituesin, pa e ditur fare koeficientin.
Nga kompania William Hill në Angli ka publikuar bastin e çmendur, gjë që e bën sa herë ka skedona të tilla të çmendura, ndërsa Kerri Folkner, një punonjëse e William Hill në pikën e basteve ku u luajt skedona, thotë: “E pabesueshme, në gjithë këto vite që punoj në këtë pikë, e shumta ishin fituar rreth 30 mijë euro me një skedinë”.

Zëdhënësi i William Hill, Rupert Adams, shpjegon: “Prej 40 vitesh bashkëshorti i zonjës vendoste baste, me një paund. Në gjithë jetën time, nuk kam parë kurrë që një femër të fitojë kaq shumë me një paund bast”.

NDESHJET

Huddersfield – West Brom 1

Newcastle – Bournemouth 2

Southampton – Burnley 2

Swansea – Brighton 2

Aston Villa – Sheff Wed 2

Barnsley – Birmingham 1

Bolton – Norwich 1

Derby – Reading 2

Ipswich – Preston 1

Millwall – Burton 2

Nottingham F. – QPR 1

Sheff Utd – Hull 1

Skedina e cmendur

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU